Mbi 14 mijë maqedonas si morën shtetësitë bullgare me adresa fiktive në dy fshatra të Bullgarisë

Ish-kryetari i fshatit Rilci në rajonin e Blagoevgradit, Zhivko Çukarski, pranoi fajësinë dhe nënshkroi marrëveshje me Prokurorinë e Qarkut të Blagoevgradit për keqpërdorime lidhur me regjistrimin e paligjshëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të deklaruar si bullgarë.

Sipas hetimeve, Çukarski ka përgatitur dhe vërtetuar 246 vërtetime për qëndrim të përhershëm për personat nga Maqedonia e Veriut, edhe pse ata asnjëherë fizikisht nuk kanë qenë të pranishëm në fshat dhe nuk kanë dorëzuar dokumente përkatëse për regjistrim.

Ndërmjet viteve 2016 dhe 2019, në Rilci janë regjistruar mbi 4000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Disa nga adresat e tyre ishin fiktive, duke renditur objekte inekzistente apo edhe fusha boshe. Edhe pse shumë prej këtyre regjistrimeve fiktive tashmë janë anuluar, problemi me adresat e rreme mbetet.

Në fshatin fqinj Belo Pole, më shumë se 10,000 qytetarë maqedonas janë ende të regjistruar, edhe pse banorët vendas nuk i kanë parë kurrë.

Mediat bullgare raportuan se maqedonasit shpesh merrnin “privilegje” kur lëshonin pasaporta bullgare. Një dëshmitar i hetimit, i cili është bërë temë e nxehtë në Bullgari, deklaroi se mbi 100 ndërmjetës u angazhuan për të mbledhur dokumente, për të dhënë adresa fiktive dhe për të lehtësuar procesin para institucioneve.

Sipas burimeve maqedonasit paguanin rreth 1000 euro për pasaportë, ndërsa qytetarët nga Kosova deri në 5000 euro.

Tre mënyra për të marrë nënshtetësinë

Dëshmitari shpjegon se metodat më të zakonshme për marrjen e nënshtetësisë bullgare përfshijnë:

Punësimi ose hapja e një kompanie në Bullgari, e cila lejon statusin e qëndrimit të përhershëm sipas ligjeve tregtare.

Krijimi i një kompanie nga shtetas të huaj, të cilët më vonë marrin dokumente për hapjen e një selie në Bullgari.

Lëshimi i një dokumenti me origjinë bullgare, i cili është më i përdoruri.

Këtë informacion e ka publikuar Televizioni Kombëtar Bullgar, ndërsa BTV e ka konfirmuar përmes deklaratave të dëshmitarëve të afërt me skandalin.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles