Një vit më parë në media dhe në mjediset shqiptare, qarkulloi artikulli i revistës Science që e cilësonte shqipen si një gjuhë 6000-vjecare.
Për këtë, por edhe për të lidhur gjetjet e reja shkencore këto vite, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shtruar me pyetje plot tryezën shkencore ndërkombëtare “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj”.
Mbi 25 studiues e personalitete të rëndësishme të shkencës nga vendi dhe bota kanë mbërritur në Tiranë për këtë debat publik, mes tyre edhe prof. Olav Hackstein, drejtor i Institutit të Gjuhësisë Krahasuese dhe të Albanologjisë pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut; prof. Paul Heggarty, prof. Giulio Imberciadori.
“Studimet e fundit kanë identifikuar shtresa të njëpasnjëshme të kontakteve prehistorike. Kontributi synon të hedhë dritë mbi shtresat më të hershme të kontakteve areale, kur dialektet protoindoeuropiane ishin në kontakt me njëra-tjetrën. Një numër risish të rëndësishme dhe të përhapura që dallojnë para-prototokarishten nga para-paleoballkanishtja indoevropiane”, tha Olav Hackstein, Drejtor i Albanologjisë në Mynih.