Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj – Prodhimi industrial në prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënoi rënie për 1.2 për qind, ndërsa për 2,6 për qind në katër muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 39.6 për qind në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si dhe rritje në sektorët e minierave dhe guroreve me 0.3 për qind dhe në industrinë përpunuese me 4.7 për qind.

Rritja në sektorin e industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstilit, Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, Prodhimi i mediave të shtypjes dhe regjistrimit, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparate farmaceutike, Prodhim metalesh, prodhim të produkteve metalike të fabrikuara, me përjashtim të makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe Prodhimi i pajisjeve të tjera të transportit.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin prill të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek prodhimet kapitale për 17.2 % dhe mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 1.9 % derisa rënie vërehet edhe në energji për 37.1 %, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1.3 %, dhe mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.5 %.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img