Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.
Lajmin e bëri të ditur ambsadori i Azerbejxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, në rrjetin social X.
“Fariz Rzayev, zv/ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.


