Komisionet hetimore, opozita çon ligjin në Gjykatën Kushtetuese

Opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore. Deputetja e PD Dhurata Çupi bëri me dije se parkicës parlamentare duhet ti njihen të drejtat e saj kushtetuese.

I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin  që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, tha Çupi.

Kujtojmë se grupi i opozitës është shprehur kundër miratimit të ligjit për komisionet hetimore dhe dekretimit nga presidenti Begaj.

Në propozimet e bëra nga Ermonela Felaj, dhe që u votuan vetëm me votat e socialistëve në Kuvend në dhjetor, saktësonte se duhet të ketë një objekt hetimi shumë të gjerë. Rregullimi i ri ligjor vendosi si kusht që nisja e një hetimi parlamentar, të jetë: një çështje konkrete dhe të ketë të dhëna të mjaftueshme apo incidicie që e bëjnë komisionin të nevojshëm.

Në draftin e prezantuar nga deputetja Ermonela Felaj dhe të miratuar në Kuvend thuhet se do të ndryshojë praktika e thirrjes së dëshmitarëve në komision apo edhe pyetjeve që atyre duhet tu drejtohet.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img