1.3 C
Munich

Gashi për Raportin e Freedom House: Ky është rezultati i 20 viteve të BDI-së!

Must read

Shkup, 11 prill – Kryetari i Alternativës dhe bartës në Njësinë Zgjedhore Numër 2 për koalicionin opozitar shqiptarë, Afrim Gashi, ka komentuar Raportin e fundit të Freedom House për Maqedoninë e Veriut, në të cilin raport, Maqedonia e Veriut, thuhet se ka shënuar rënia në pothuajse të gjitha fushat.

Gashi shkruan se ky Raport është rezultat i 20 viteve të BDI-së.

“Raporti i Freedom House tregon se Maqedonia ka rënë 11 vende më poshtë, duke treguar tendenca autokratike dhe korrupsion të lartë. Sot vetëm Serbia është më keq se Maqedonia e Veriut. E pra, ky është rezultati i 20 viteve të BDI-së. Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, flasin për Evropë, por na kanë çuar drejt Serbisë.

Ta fillojmë një rrugë të re, me VLEN”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article