Bytyqi u drejtohet kompanive vendase: Me mbështetje të përbashkët keni investuar mbi 500 milionë euro, të vazhdojmë së bashku duke rrethuar numrin 1

Shkup, 30 prill – “Po ju shkruaj dhe po ju drejtohem me një apel të një politikani që kandidon në zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kërkon votën tuaj. Jam mësuar që me ju, të bisedoj për tema që ndërlidhen me përmirësimin e mjedisit afarist si dhe për mbështetjen që i duhet biznesit vendor”, thuhet në videon adresimin e Fatmir Bytyqit, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, ku ai u drejtohet biznesmenëve vendas.

Ai shprehet i lumtur që ka pasur mundësinë t’i prijë një resori në të cilin janë ndihmuar më shumë se 900 kompani vendase me mbështetje financiare prej mbi 100 milionë euro, ndërsa shpreh mirënjohjen, siç thotë ai, për guximin që keni vendosur të investoni në zhvillimin tuaj.

“Ju jeni marka jonë maqedonase dhe së bashku keni realizuar investime mbi 500 milionë euro. Është e rëndësishme, për ju, për biznesin tuaj, por edhe për ekonominë tonë vendase, që këto politika pozitive në mbështetje të biznesit të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Prandaj, LSDM-ja në programin e ardhshëm të Qeverisë ka paraparë rritje të mbështetjes financiare në vlerë të përgjithshme prej 180 milionë euro”, thotë Bytyqi në video.

Ai shpreh mirëkuptimin për rolin e biznesit në rritjen ekonomike të vendit dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë, por edhe se sa e nevojshme është mbështetja e pakushtëzuar e Qeverisë në këtë drejtim.

“Për të qenë në gjendje të zhvillohemi me të njëjtin ritëm në katër vitet e ardhshme, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Më 8 maj, ju ftoj të më mbështesni duke votuar për LSDM-në dhe “Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane”, me numër 1 në fletëvotim. Shpresoj në mbështetjen tuaj!”, bën thirrje Bytyqi.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img