0.1 C
Munich

Negociatat për rikthimin e normalitetit në Kuvend, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin e Çuçin

Must read

Negociatat për rikthimin në normalitet kanë nisur prej disa ditësh, ndërsa ditën e sotme, kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të ulë në tryezë Blendi Çuçin nga PS dhe Gazment Bardhin nga opozita.

Në orën 13:30 është parashikuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe pritet të ketë një dakordësi mes palëve politike për rikthimin në normalitet të situatës parlamentare.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe mazhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.

Por këto negociata nuk janë pritur mirë nga grupimi i Lulzim Bashës. Ka qenë Enkelejd Alibeaj ai i cili ka thënë se mes PS dhe Rithemelimit po kryhen pazare në kurriz të shqiptarëve.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article