Sot në orën 13:30 mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të biseduar lidhur me normalizimin e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas më shumë se 4 muajsh, duket se mazhoranca dhe opozita do ulen në tryezë për të diskutuar dhe për t’i dhënë fund kaosit dhe tensioneve gjatë seancave plenare.
Sot kryeparlamenterja, Lindita Nikolla do të ulë në tryezë kryetarët e grupeve të partive të opozitës dh etë mazhorancës, mes tyre Bledi Çuçi nga PS dhe Gazment Bardhi nga PD. Lidhur me mbledhjen foli sot në emisionin “7 pas 5” në Vizion Plus, deputeti demokrat, Luan Baçi.
Deputeti i PD-së tha se mbledhja e sotme është një shenjë e mirë për rikthimin e Kuvendit në normalitet. Sipas Baçit Konferenca e Kryetarëve që do të mbahet sot tregon qartë një tërheqje të mazhorancës përpara presionit të opozitës, sidomos pas protestës së 20 shkurtit të organizuar nga opozita.
Baçi tha se më në fund mazhoranca e pranoi Gazment Bardhin si kryetar të grupit paramentar të Partisë Socialiste. Sakaq deputeti theksoi se mbledhja e sotme nuk është takim pas një ngërçi, por një detyrim. Baçi tha se kryetarët e grupeve parlamentare duhet të mblidhen gjithmonë pëpara seancave plenare.
Luan Baçi: Le ti quajmë negociata, sepse në fakt nuk janë negociata. Ne nuk kemi negociuar asnjëherë me PS, kemi kërkuar mos të na mohohen të drejtat si deputët të opozitës. Këto bisedime nuk janë të grupimit të Berishës por të PD me kryetar Sali Berishën. Mazhoranca më në fund pranoi që kërkesat e PD janë të panegociueshme.Te zonja Nikolla do të takohen kryetarët e grupeve parlamentare, nga PD Gazment Bardhi, një grup tjetër është zoti Mediu, Çuçi nga PS. Kemi një rikthim në normalitet që thirren kryetarët e grupeve parlamentare. Parë nga ky këndëvshtrim unë patjetër shoh një kthim në nomralitet dhe tërheqje të mazhorancës përpara presionit opozitar, sidomos pas protestës së 20 shkurtit.
Gjithashtu Baçi i bëri thirrje Gjykatës së Lartë të mos mbajë më peng vulën e Partisë Demokratike.
“Gjykata e Lartë, kaë kaluar 3 muaj dhe nuk po zbardh vendmimin për vulën e PD-së, po e mban peng. Unë i bëj thirrje Gjykatës së lartë mos mbajë peng vulën”, tha Baçi.