Shkup, 27 shkurt – Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, në emisionin BIZNIS21 foli për ligjin e ri për ekzekutimin, duke thënë se ai duhet të tërhiqet dhe që para kësaj të konsultohen me ta.
Risteski tha se qytetarët dalin “me humbjen më të madhe”, dhe se për një borxh prej 500 denarësh, në fund me avokatë, notere dhe ekzekutorë, mund të paguajnë deri në 18 mijë denarë.
“Ne jemi kundër këtij ligji, sepse nëse qytetari merr një faturë, pse në shtetet normale ajo shumë nuk shkon menjëherë tek ekzekutori? Për një faturë prej 500 denarësh, kompania angazhon avokat. Çfarë paudhësie është kjo! A nuk kanë këto kompani ndonjë jurist që të shkruajë një njoftim për qytetarin? Ata angazhojnë avokatë të jashtëm, dhe ai vetëm për të shkruar një dokument, tarifon 6 mijë denarë. Dhe tani borxhi bëhet 6,500 denarë dhe rritet më tej. Pastaj noteri bën të njëjtën procedurë. Më parë askush nuk i kontaktonte qytetarët. Si, të kërkoi, nuk të gjeti, dhe qytetari duhet të shkojë çdo ditë në gjykatë për të parë nëse ka ndonjë çështje. Kjo është një absurditet. Noteri tarifon edhe 3–4 mijë denarë dhe nuk të gjen, dhe pastaj ekzekutori do të të gjejë kudo që je dhe do të bllokohesh. Në fund, borxhi mund të arrijë deri në 17–18 mijë denarë. Një ligj i tillë nuk mund t’ia sjellësh as armikut tënd,” tha Risteski.
