Shkup, 25 shkurt – Elektrodistribuimi njofton se për shkak të realizimit të punimeve investuese dhe me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, të enjten (26.02.2026) nga ora 04:00 deri në 08:00 do të kryhen punime për rikonstruimin dhe modernizimin e trafostacionit “Vasill Gllavinov”.
Gjatë kësaj periudhe pa furnizim me energji elektrike do të mbeten disa lokacione në territorin e Shkup, përfshirë:
- Lagjja Veri, Topansko Pole dhe një pjesë e Çairit
- Një pjesë e Shutkës
- Lagjja Butel
- I gjithë Vizbegu, si dhe objektet industriale në zonën industriale “Vizbeg”
Nga Elektrodistribuimi kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për një furnizim më cilësor dhe më të qëndrueshëm me energji elektrike në të ardhmen.
