Menduh Thaçi takohet me presidentin e Shqipërisë Bajram Begajn

Tetovë, 27 shkurt – Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

Gjatë këtij takimi miqësor dhe vëllazëror, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit institucional dhe kombëtar ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë.

Thaçi theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe institucional për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke vlerësuar rolin e Republikës së Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe mbështetjeje për shqiptarët në rajon.

Takimi u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të përkushtimit të përbashkët për çështjet kombëtare 🇦🇱.

Reviews