Gjykata Kushtetuese nuk kalon në seancë çështjen për mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e paraqitur nga Adriana Kalaja lidhur me mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit.

Në kërkesën e paraqitur nga Kalaja i kërkohej nga Gjykata Kushtetuese konstatimi i antikushtetutshmërisë dhe i paligjshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu, Kalaja kërkonte konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe shfuqizimin si të papajtueshëm me
Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, date 11 dhjetor 2025 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por të gjitha këto kërkesa Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë kërkesën  Kalasë.

Reviews