0.8 C
Munich

Në Kuvend është hapur Libri i Ngushëllimit

Must read

Shkup, 18 mars – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej sot do të hapet Libri i Ngushëllimit për viktimat në fatkeqësinë në Koçan.

Në Librin e Ngushëllimit i pari u nënshkrua kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Me zemër të thyer, me shpirt të trazuar, i prekur thellësisht emocionalisht, po i shkruaj këto rreshta në këtë Libër Ngushëllimi, duke uruar që ky të jetë libri i fundit i Ngushëllimit i hapur në këtë Kuvend. Ngjarja tragjike në Koçan dhe vdekja e rreth 60 djemve dhe vajzave të reja, është alarmi i fundit për të gjithë faktorët politikë e shoqërorë që t’i kthehemi vetes sonë, njerzillëkut  dhe përfundimisht të ngritemi si fenisk për ta ribërë këtë shtet nga fillimi, por duke u bazuar në DREJTËSI, NDERSHMËRI TË PASTËR e SINQERITET. Zoti i Madhërishëm i mëshiroftë shpirtrat e tyre, ndërsa paqja dhe mëshira e tij kaploftë të afërmit e tyre dhe të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Gashi.

Libri i Zisë do të hapet për të gjithë qytetarët në gjashtë ditët e ardhshme, çdo ditë në periudhë prej orës 10 deri ora 19.

Qytetarët të cilët dyshirojnë të nënshkruhen në Librin e Ngushëllimit mund të hyjnë në Kuvend përmes hyrjes anësore – nga ana e ARM-së.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article