1.4 C
Munich

Takim i Siljanovska Davkova me pjesëtare të Armatës: Janë ndarë rrëfime për rrugë profesionale të mbushura me sfida dhe paragjykime

Must read

Shkup, 7 mars – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka realizuar takim me pjesëtare të Armatës, gra të cilat me profesionalizmin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre jo vetëm që i thyejnë stereotipet, por edhe i sjellin një dimension të ri Forcave të Armatosura.

Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, kolonelja Elizabeta Naumovska-Petreski, nënkolonelja Aleksandra Donevska, majorja Aneta Kurtelova dhe togerja Bojana Filipovska filën për veten e tyre, për statusin e gruas në Armatë, si dhe për nevojën e përfaqësimit më të madh të tyre në strukturat formative,

“Të frymëzuara nga Dita Ndërkombëtare e Gruas, në një bisedë të sinqertë dhe konstruktive, ata ndanë histori për rrugën e tyre profesionale të mbushur me sfida dhe paragjykime. Ata e informuan presidenten se pavarësisht progresit, gratë në ushtri janë ende të nënpërfaqësuara në pozitat kryesore udhëheqëse dhe shpesh përballen me mundësi të kufizuara arsimore”, thuhet në komunikatë.

Presidentja theksoi se në të gjitha organet që ka formuar ka zbatuar parimin e përfaqësimit të barazisë, jo për arsye matriarkale, por sepse nuk dëshiron të neglizhohet dija, qetësia dhe urtësia që sjellin gratë.

“Aktualisht femrat përbëjnë 11.87 për qind të përbërjes së Armatës, që është afër mesatares së NATO-s, por larg objektivit afatgjatë për përfaqësim 30 për qind”, thuhet në komunikatë.

Bashkëbisedueset kanë rënë dakord se forca e Armatës qëndron në unitetin, në sinergjinë midis burrave dhe grave, ndërsa barazia gjinore do të forcojë në mënyrë plotësuese reputacionin e lartë të Armatës.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article