0.8 C
Munich

Reagime të palës kineze për kufizimet e investimeve dypalëshe SHBA -KINË

Must read

Të shtunën, Kina iu përgjigj vendimit të ShBA-së për kufizimet e reja ndaj investimeve dypalëshe, duke u zotuar të marrë “masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme.

Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës nuk e konsideroi të arsyeshme politikën e investimeve “Amerika e para” të ShBA-së si politikë diskriminuese, e cila synon të kufizojë më tej investimet kineze në ShBA dhe investimet amerikane në Kinë.

Zëdhënësi nënvizoi se zgjerimi i konceptit të sigurisë kombëtare në një mënyrë diskriminuese dhe zbatimin e politikave jotregtare ,cenojnë marrëdhëniet normale ekonomiko-tregtare midis dy vendeve.

Kina i bën thirrje ShBA-së të respektojë rregullat e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare, të shmangë politizimin e çështjeve ekonomike dhe të respektojë parimet e tregut. Ministria e Tregtisë ritheksoi që Kina do të ndjekë nga afër situatën dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme ekonomike.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article