1.9 C
Munich

Celibashi: Mbi 160 mijë zgjedhës të regjistruar në PER, ata që janë refuzuar mund të riaplikojnë

Must read

Më shumë se 160 mijë zgjedhës shqiptarë janë regjistruar në aplikacionin PER të KQZ-së që prej datës 11 janar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri thirrje sot që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi.

Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.

Ceibashi thekson se zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025.

“Përpara se të riaplikoni duhet të: Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, shkruan Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article