1 C
Munich

Begaj uron Pavarësinë e Kosovës, ”Një popull që nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive”

Must read

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si meritë e një përpjekje titanike të një populli të padorëzueshëm.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe arkitektin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul dhe nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit. Sot e përjetë nderojmë arkitektin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demaçin, nderojmë komandantin legjendar, Adem Jasharin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Begaj në pritjen shtetërore të liderëve kosovarë në nder të Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article