1.3 C
Munich

Kurti: Jemi fitues, do ta formojmë Qeverinë e re Kurti 3

Must read

Prishtinë, 9 shkurt – Nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur me një qëndrim lidhur me zgjedhjet e sotme dhe rezultatet e shpallura deri më tani.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti vlerësoi se zgjedhjet se kanë qenë të lira dhe demokratike dhe të ndershme. Ai faleminderoi votuesit e LVV që sipas tij konfirmoi fitoren e koalicionit LVV dhe Listës Guxo.

Kurti tha se LVV me partnerët e koalicionit si fituese do ta formojnë Qeverinë e re Kurti 3 dhe do të vazhdojmë me projektet tona.

“Populli fitoj, fitoj Vetevendosje dhe besoj se nga rezultatet e para preliminare ata qe dolën të dytët e të tretët edhe po të bëhen bashkë nuk do të arrijnë të bëjnë Qeverinë”, theksoi Kurti.

Ai tha se ishte një luftë e paparë hibride kundër koalicionit, ku janë derdhur miliona para nga oligarkët.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article