1.3 C
Munich

Pasioni i mësuesit për antikat bëhet profesioni i tij në pension

Must read

Abdussamet Özbek, një mësues 75-vjeçar në pension nga qyteti Şanliurfa, merret me shitjen e gjësendeve të vjetra që i ka mbledhur si hobi në rininë e tij, raporton Anadolu.

Özbek, i cili në rininë e tij filloi si pasion mbledhjen e antikave, e vazhdoi këtë hobi në vendet ku punonte si mësues.

Pasi doli në pension rreth 15 vjet më parë, Özbek e ka kthyer hobin e tij në një profesion dhe në dyqanin e tij ekspozon qindra pjesë që ka mbledhur.

Ai kujdeset me vëmendje për koleksionin e tij, i cili përbëhet nga pajisje të vjetra shtëpiake, radio, kamera, ora, stoli dhe kaseta nga e kaluara.

Mësuesi në pension i shkencave, Abdussamet Özbek, tha për Anadolu se vazhdon entuziazmin e tij për antikat, të cilin e zhvilloi kur ishte 18 vjeç.

Özbek deklaroi se e kishte këtë mundësi pasi doli në pension. “Në dyqan ka artikuj deri në 150 vjet të vjetër. Zakonisht, njerëzit që më njohin sjellin sendet e tyre të vjetra me vlerë. Unë i marr dhe i vlerësoj. Këtu ka gjithçka që të shkon në mendje. Ndonjëher na vijnë gjësende me shumë vlerë”.

– Mënyrë jetese

Özbek deklaroi se do të vazhdojë këtë punë për aq kohë sa të qëndrojë në këmbë.

“Çdo ditë kur vij në dyqan i them sërish përshëndetje jetës. Mundohem që artikujt që më vijnë t’i vlerësoj në mënyrën më të mirë pa u lodhur. Ky është bërë stili im i jetesës tani. Ditën që nuk vij në dyqan, ndiej një zbrazëti dhe një mungesë brenda meje. Ndihem i qetë kur vij këtu. Sa të jem në këmbë dhe të kem forcë, do ta vazhdoj këtë punë. Unë nuk mendoj për asnjë nga aspektet financiare”, shprehet ai.

Özbek, i cili deklaroi se blinte sende të vjetra që i shihte ndryshe kur punonte në qytete të ndryshme, tha: “Në atë kohë nuk më interesonte t’i shisja dhe të fitoja para, por vetëm kisha merak për sendet e vjetra dhe antike. Ua rekomandoj edhe të rinjve. Disa të rinj kanë pasion dhe interes koleksionimin. Kohërat e lira t’ia kushtojnë sendeve të vjetra”.

Sipas tij, kërkesa për antika është në rritje.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article