1.3 C
Munich

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh Erind Gërmenjin si nënkryetar të institucionit

Must read

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur ditën e djeshme nënkryetarin e këtij institucioni, përmes një procesi votimi me dy raunde, në të cilin garuan tre anëtarë jo magjistratë Erjon Fejzulla, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji.

Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, Erind Gërmenji mori votat e shumicës duke marrë kështu detyrën e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Gjatë seancës dëgjimore të parashikuar për ditën e hënë, mbi procedimin disiplinor të ngritur nga ILD, Këshilli dhe përfaqësues të ILD-së, u njohën me kërkesën e magjistratit për t’i dhënë kohë për t’u përfaqësuar me një avokat”, thuhet në njoftim.

Këshilli miratoi kërkesën e magjistratit dhe njoftoi se seanca dëgjimore do të zhvillohet në datën 27.02.2025.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article