1.3 C
Munich

Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk

Must read

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bazën Ajrore në Farkë, ku inspektoi punimet për ndërtimin e hangarit të ri për helikopterët Black Hawk.

Vengu u shpreh se “hangari i ri i skuadronit të helikopterëve Black Hawk që po ndërtohet në Bazën Ajrore Farkë është një investim domethënës për nevojat e mjeteve të reja dhe ekuipazheve të tyre për realizimin e detyrave dhe misionit”.

Ai theksoi se, “me përfundimin e ndërtimit të këtij hangari, synohet kryerja e punimeve të mirëmbajtjes  së helikopterëve Black Hawk në këto mjedise nga vetë teknikët tanë, çka ul ndjeshëm kostot e mirëmbajtjes dhe rrit po ashtu ndjeshëm nivelin e gatishmërisë dhe operacionalitetit”.

Nga ana tjetër, shtoi Vengu, “ekuipazhet e helikopterëve të rinj po trajnohen nga aleati ynë strategjik  që të kryejnë jo vetëm transport trupash apo evakuime mjekësore, por të angazhohen edhe në emergjencat civile dhe operacionet e kërkim–shpëtimit”.

Gjithashtu, nënvizoi Vengu, “trajnimi synon që nga gatishmëria “nga lindja e diellit deri në perëndim të tij”, të kalojë në gatishmëri 24 orë, për të realizuar operacione edhe natën”.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article