1.3 C
Munich

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Must read

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të vjedhjes në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 22:10 ku janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kishin kryer vjedhje në një market.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër gjithashtu ka ndodhur në kryeqytet ku një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje në dyqanin e ankuesit kosovar.

Gjërat e vjedhura janë sekuestruar nga policia, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

E në Fushë Kosovë, gjithashtu është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, me dyshimin për kryerjen e disa rasteve të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article