1.8 C
Munich

BE i kërkon Varshavës respektimin e urdhërarrestit për Netanyahun

Must read

Bashkimi Evropian mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe respekton pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës, deklaroi një zëdhënës i Komisionit.

”Këshilli u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të bashkëpunojnë me këtë gjykatë,  përfshirë ekzekutimin e urdhërarresteve”, theksoi zëdhënësi i Komisionit duke komentuar vendimin e Varshavës për t’i ofruar një “hyrje të lirë” kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mund të jetë i pranishëm në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit të Aushvic-Birkenaut, pavarësisht një urdhërarresti.

”Nuk është roli i Komisionit të zbatojë urdhërarrestet dhe ne vërejmë se në këtë moment nuk e dimë se cili zyrtar izraelit do të marrë pjesë në ceremoni”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Polonia i konfirmoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se ai nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të Aushvicit.

”Çdo përfaqësues i udhëheqjes izraelite që dëshiron të marrë pjesë më 27 janar mund të ndihet i sigurt dhe nuk do të arrestohet”, tha kryeministri polak, Donald Tusk.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhraarresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant në fund të vitit të kaluar, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

Megjithatë, Netanyahu tha javë më parë se ai nuk kishte në plan të merrte pjesë në këtë ceremoni.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake tha gjithashtu se nuk kishte asnjë tregues se Netanyahu dëshironte të merrte pjesë.

Deri tani, 10 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Nazistët vranë më shumë se një milion njerëz në Aushvic.

Ata vranë rreth gjashtë milionë hebrenj në të gjithë Evropën gjatë Holokaustit.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article