1.3 C
Munich

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar

Must read

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

MEKI bëri me dije se pas këtij lirimi do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional.

MEKI njofton se me zbardhjen e vendimit, do të komandojë si drejtues të përkohshëm Indrit Çobanin.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article