1.3 C
Munich

Balluku: Korridori 8 pjesë e korridoreve europiane, avancojnë punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë

Must read

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi sot punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8.

Balluku theksoi se ky është nga kantieret më të avancuara sepse është pjesë e fazës së parë të këtyre punimeve.

Sipas saj, bëhet fjalë për një projekt ndërkufitar, pjesë e korridoreve europiane.

Balluku bëri të ditur se ndërkohë që po ndërtohet nga pala shqiptare në kuadër të Korridorit 8, po ndërtohet edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar në urën e Bushtricës, që do të jetë një pikë e re kufitare.

“Në 3 nga këto 8 lote që janë të hapura në të gjithë segmentin nga Fushë Labinoti deri në urën e Bushtricës, në 3 lote punimet janë të avancuara për shkak se i përkasin fazës së parë. Këtu kemi një urë shumë komplekse, e cila tani duhet të ecë shpejt”, theksoi ajo.

Aktualisht në këtë kantier, po ndërtohen dy ura që do të lidhen me tunelin e lotit të 5.

“Bëhet fjalë për dy ura të ndara që lidhen me lotin 5 të Korridorit 8, ku ka filluar ndërtimi i tunelit. Për të gjitha projektet kur fillon zbatimi, duke u futur në terren, fillojmë edhe përmes Këshillit Teknik bëjmë modifikimin sa më të mirë e më efiçent të gjithë projektit”, tha Balluku.

Porti i Porto Romanos, Aeroporti i Vlorës dhe Korridori 8, sipas saj, janë vepra të rëndësishme që mund të kthehen edhe për baza studimore.

“E gjithë kjo vepër ashtu sikundër edhe vepra tjetër që do të realizohet nga Elbasani në vazhdim në Lekaj të Rrogozhinës ndjekin kryesisht shtratin e Shkumbinit. Ndaj në disa zona ne kemi totalisht trase të re, me ura, ndërsa në disa zona është përdorur edhe traseja ekzistuese, por kemi bërë edhe mbrojtjen lumore”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, të gjitha projektet e infrastrukturës tashmë janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën.

“Siç është rasti i hekurudhës që do të nisë nga Fieri duke rivitalizuar hekurudhën e vjetër që kemi pasur për ta çuar në një gjurmë të re drejt aeroportit të Vlorës dhe pastaj në qytetin e Vlorës. Nga ana tjetër këtu nuk ndërtohet thjesht Korridori 8 për sa i përket një autostrade të re, por ai ka edhe një komponent tjetër siç është hekurudha, për të cilën ne kemi aplikuar për fonde”, tha Balluku.

Balluku theksoi se tashmë është siguruar mbështetja për hekurudhën Tiranë-Durrës, Vorë-Hani i Hotit, Durrës-Rrogozhinë dhe pritet të miratohet fondi edhe për hekurudhën Rrogozhinë-Pogradec.

Aktualisht në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë janë realizuar 56% e ecurisë fizike të punimeve. Ura me gjatësi 200 metra do të ketë lartësi të këmbëve prej 32 metrash.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article