1.3 C
Munich

Rama: Akademia Politike e PS-së rrit energjinë e së vetmes forcë reale udhëheqëse

Must read

Akademia Politike e Partisë Socialiste vijon trajnimin e të rinjve që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të vetë PS-së.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste e cilësoi sot Akademinë Politike, një fidanishte në rritje për PS-në 2030.

“Rritja e interesimit të të rinjve të mirëshkolluar dhe të gatshëm për angazhim qytetar e politik me Partinë Socialiste, rrit energjinë pozitive të të vetmes forcë reale udhëheqëse të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Rama ndau në rrjetet sociale momente me të rinjtë që ndjekin Akademinë Politike të PS-së.

Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike.

Pjesëmarrja në këtë akademi konsiderohet një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të PS-së.

Përmes pjesëmarrjes në këtë akademi të rinjtë fitojnë një eksperiencë të re duke mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste.

Kjo realizohet edhe përmes komunikimit me protagonistë të saj, figura të spikatura të së majtës europiane me histori në qeverisjen e vendeve të BE-së, aktivistë në partitë e Internacionales Socialiste apo Partinë e Socialistëve Europianë, pedagogë të teorisë politike në universitete shqiptare e të huaja, si edhe opinionistë e gazetarë të njohur në mediet ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article