1.3 C
Munich

“Rrjedhja e Vjosës 2024”, Vengu: Forca Ajrore, e aftë për përballimin e emergjencave

Must read

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se rritja e gatishmërisë operacionale të Forcave të Armatosura me qëllim reagimin e shpejtë dhe profesional në rastet e emergjencave civile është në fokusin e objektivit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të këtij objektivi, në Gjirokastër u zhvillua stërvitja “Rrjedhja e Vjosës 2024”, që vuri në pah aftësitë operacionale të Forcës Ajrore Shqiptare në ndihmë të popullatës dhe institucioneve civile për përballimin e emergjencave të çdo natyre.

Vengu vlerësoi se me kapacitetet dhe asetet e saj, Forca Ajrore është një mbështetje kombëtare e jashtëzakonshme me misionet në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së vendit tonë.

“Në nder të 80-vjetorit të Çlirimit, efektivët e kësaj force, ngritën me krenari flamurin e Shqipërisë, duke simbolizuar sakrificën dhe përkushtimin ndaj atdheut”, u shpreh ministri Vengu.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article