1.4 C
Munich

Truproja e Millosheviqit pretendon se vrasja e Gligorovit ishte për shkak se ai donte që Maqedonia të kthehej në Jugosllavi

Must read

Shkup, 12 nëntor – Ish-truproja e Sllobodan Millosheviqit, Goran Pajiq, ka zbuluar detaje të panjohura lidhur me vrasjen e ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Sipas pretendimeve të tij, Gligorov është pajtuar me Sllobodan Millosheviqin që Maqedonia të jetë pjesë e Jugosllavisë së re. Menjëherë pas kësaj u organizua vrasja e Gligorovit, i cili i mbijetoi atentatit.

“Kur Kiro Gligorov për pak u vra në vitin 1995, para kësaj kishte një takim të fshehtë në Beograd me Sllobodan Millosheviqin dhe ranë dakord që Maqedonia të ishte pjesë e Jugosllavisë së re. Mirëpo, mesa duket kjo nuk i ka hije dikujt, ndaj kanë organizuar atentat”, ka thënë Pajiq në emisionin “Mirëmëngjesi Serbi”, transmeton “Mondo.rs”.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article