1.3 C
Munich

Banorët e Big Brother ia huqin datën e martesës së Dafina Zeqirit

Must read

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë të shtunën (26 tetor).

Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, organizuan një dasmë të mrekullueshme në Prishtinë.

Ndërkohë që në Big Brother VIP Kosova duket se banorëve tashmë iu kanë humbur edhe datat.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa është lëshuar një projekt i këngëtares së lartpërmendur, Vullneti ka reaguar duke thënë se sonte martohet Dafina.

Ai po kërcente bashkë me Gresën, Gjestin e Lelën, gjersa theksoi: “Sonte martohet Dafina, më 28 e ka pas, 28 tetor. Urime martesën zemër”.

Foto: Screenshot/Instagram

Gazetari ia huqi datës edhe pse ishte e përafërt meqë ceremonia ndodhi vetëm dy ditë më parë.

Dasma nga ana tjetër kishte të ftuar figura të famshme të shoubizit dhe jo vetëm.

 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article