1 C
Munich

Formula 1/ Provat e lira në Azerbajxhan, Leclerc me kohën më të shpejtë

Must read

Formula 1 zhvilloi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në pistën e Baku.

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc siguroi vendin e parë duke lënë pas rivalët.

Leclerc e mbylli provën finale me kohën 1’41”365, duke lënë pas Oscar Piastrin e McLaren dhe shokun e skuadrës, Carlos Sainz.

Shkëlqim për “Kokëkuqen” italiane që kërkon të përballojë Max Verstappen, i cili e mbylli gjashti, por që piloti tre herë kampion bote ka treguar se në garë është tjetër nivel.

Për Leclerc ky është sezoni i katërt radhazi që siguron “pole-position” në pistën e Baku, duke e kthyer në një nga të preferuarit e tij.

Pas Verstappen, në “top-10” u klasifikuan edhe Leëis Hamilton (Mercedes), Fernando Alonso (Aston Martin), Franco Colapinto e Alexander Albon me Uilliams. Gara zhvillohet nesër në orën 13:00.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article