1.4 C
Munich

Ligue 1/ PSG e nis me një ‘poker’ në minutat e fundit, 4-1 në fushën e Le Havre

Must read

Sezoni në Ligue 1 filloi me këmbën e djathtë për kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain, të cilët triumfuan 4-1 në fushën e Le Havre në debutimin e tyre.

Kang-in Lee kalon në epërsi për parisienët (3′), më pas në fillim të pjesës së dytë Lloris përgjigjet për vendasit (48′). Skuadra e Luis Enrique rrezikon, pastaj arrin ta zgjidhë falë hyrjeve (dhe golave) të Dembeles (85′) dhe Barcola (86′). Muani, i fundit, shënon ‘pokerin’ me një penallti në minutën e 90-të.

Tri pikët e para të sezonit për Paris Saint-Germain, ku mungesa Kylian Mbappé nuk i ndie. Ndoshta nga që u shënuan katër gola…

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article