Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes ka vlerësuar lartë Manchester Cityn duke e cilësuar si ekipi më i mirë në botë.
Duke folur përpara gjatë sesionit të tij fotografik për revistën GQ, Rodrygo vlerësoi cilësinë e Manchester Cityt .
“Man City është skuadra që luan futbollin më të mirë. Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar nga Liga e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë tani për të fituar finalen”.

“Kundër Bayernit ishte shumë e vështirë dhe kundër Borussia Dortmundit do të jetë gjithashtu shumë e vështirë”, përfundoi ylli brazilian.
Por, kur bëhet fjalë për vlerësimin, origjinën, trofetë dhe dominimin, Real Madridi mbetet klubi më i madh në botë.


