1.3 C
Munich

Inskenoi rastin se u dhunua dhe i janë grabitur stolitë, arrestohet gruaja në Gjilan për lajmërim të rrejshëm

Must read

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka është arrestuar një grua në Gjilan, N.R pasi e njëjta ka lajmëruar rrejshëm se është dhunuar dhe me forcë i janë grabitur stolitë e arit.

Në njoftimin thuhet tutje se me urdhër të prokurorit e dyshuara gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj të njëjtës brenda afatit ligjor do të vendoset rreth masës për sigurimin e pranisë në procedurë penale.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Gjilan, pas hetimeve intensive ka ndaluar të dyshuarën N.R., për shkak të veprës penale ‘Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E dyshuara e lartshënuar më datë 25 maj 2024, rreth orës 00:56, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article