1.3 C
Munich

Lumi i Shalës, atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë

Must read

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Lumi i Shalës i përshkruar nga shumë turistë të huaj si Tajlanda e Shqipërisë.

“Pamje nga peizazhet që Lumi i Shalës krijon në zonën e Shoshit të Dukagjinit, një spektakël i ngjyrave dhe i relievit, por edhe një atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar.

Ngjyra e kaltër e ujit dhe kthjelltësia e tij është karakteristikë e këtij lumi i rrethuar me shkëmbinj të thepisur dhe të veshur nga pemë e bimë të gjelbra.

Lumi i Shalës buron në Parkun Kombëtar të Thethit dhe përshkon luginën e Shalës për rreth 25 km duke u derdhur në liqenin e Komanit.

Vitet e fundit ky liqen është kthyer në një prej destinacioneve më të frekuentuar në veriun e Shqipërisë.

I izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës, ofron për turistët një panoramë të magjishme mes natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron, ndërsa është përfshirë edhe në gudiat e agjencive turistike.

Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1110335416935698
- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article