1.3 C
Munich

Kroatët zgjedhin perëndimin! Kryeministri mund presidentin populist, po nuk formon dot qeverinë

Must read

Kroatët rikonfirmuan kursin properëndimor të vendit duke refuzuar me votë në zgjedhjet parlamentare një ofertë populiste nga presidenti i vendit.

Partia konservatore në pushtet e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç fitoi bindshëm, por jo mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme.

Bashkimi Demokratik Kroat fitoi 60 vende në asamblenë prej 151 anëtarësh, sipas të dhënave ende jo zyrtare, duke e detyruar të kërkojë koalicion për të ruajtur pushtetin

Partia Social Demokratike, ose SDP e presidentit Milanoviç siguroi 42 vende.

Partia e së djathtës ekstreme, Lëvizja për Shtetësinë u radhit e treta, me 14 vende, gjë që i jep asaj një rol vendimtar në negociatat për qeverinë e ardhshme.

“Ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të krijuar qeverinë tonë të tretë,” tha Plenkoviç në fjalimin e tij të fitores.

Kryetari i SDP-së tha se ndërsa rezultatet treguan se njerëzit duan një ndryshim edhe pse nuk ishin ato që prisnin.

Zgjedhjet pasuan një fushatë të ashpër mes presidentit dhe kryeministrit, e cila krijoi një krizë politike në vendin ballkanik prej 3.9 milionë banorësh, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Partia në pushtet bëri fushatë duke iu kujtuar votuesve rritjen ekonomike të kohëve të fundit, të nxitur nga anëtarësimi i vendit në zonën ‘Schengen’ dhe në eurozonë.

Social Demokratët në anën tjetër theksuan luftën ndaj korrupsionit, pasi partia e kryeministrit është prekur nga mori skandalesh korrupsioni dhe hetimesh kundër zyrtarëve vitet e fundit.

Presidenti ka një rol kryesisht ceremonial në Kroaci, ndërsa kryeministri ushtron pjesën më të madhe të pushtetit politik. Milanoviç, si president cakton datën e zgjedhjeve, dhe me një lëvizje të pazakontë lajmëroi muajin e kaluar se do të kandidonte në zgjedhje duke qenë ende në detyrë.

Gjykata e lartë e vendit vendosi se kjo ishte jokushtetuese dhe e ndaloi atë të bënte fushatë.

Atij gjithashtu iu ndalua të paraqitej zyrtarisht në listat e kandidatëve dhe SDP-së iu ndalua që të bënte fushatë për të si kandidat për kryeministër.

Kryeministri Andrej Plenkoviç ndërkohë ka lajmëruar nisjen e menjëhershme të negociatave që priten të jenë të vështira për ti dhënë Kroacisë qeverinë e re.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article