1.8 C
Munich

Faqja zyrtare e Trabzonsporit shanë publikisht federatën për shkak të dënimit të ashpër

Must read

Federata e Futbollit të Turqisë ka dënuar ashpër sot (e mërkurë) Trabzonsporin për incidentin në ndeshjen kundër Fenerbahces, kur lojtarët e klubit nga Stambolli u sulmuan nga tifozët vendas.

Federata turke vendosi që Trabzoni të gjobitet me 90 mijë euro dhe të dënohet me gjashtë ndeshje nga praninë e tifozëve në ndeshjet në shtëpi.

Përkatësisht, Trabzonspori ka bërë një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare në Twitter dhe ka dërguar një mesazh me fjalë fyese karshi federatës.

“Q**sh* drejtësinë tuaj. Tërhiquani nga pozicionet tuaja, jepni dorëheqje”, thuhet në njoftimin e Trabzonit.

Gjithashtu janë pezulluar nga një ndeshje futbollistët Jayden Oosterëolde dhe Irfan Can Egribayat, si dhe ndihmës trajneri i Trabzonit, Egemen Korkmaz.

Kujtojmë se trazirat në stadiumin e Trabzonit kanë ndodhur para pushimit të kombëtareve, kur Fenerbahçe fitoi 3-2.

Pas ndeshjes, tifozët vrapuan në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafirë dhe më keq e pësoi portieri Dominik Livakovic, i cili u godit me grusht në kokë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article