1.3 C
Munich

Bojkotoi Komisionin e Ligjeve, Alibeaj deklaratë për mediat: Marrëveshja PS-Rithemelim, sakrifikoi Reformën Zgjedhore

Must read

Në një deklaratë për mediat, pasi nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se dakordësimi mes PS dhe Rithemelimit ka sakrifikuar Reformën Zgjedhore.

“Meqë normaliteti u rikthye, që marr shkas ta përshëndes, çdokush me të drejtë kërkon të dije se çfarë u fitua në këto 5 muaj beteje të rremë. Tashmë nga kjo marrëveshje, ende okulte, publiku di se janë marrë një a dy komisione hetimore, që nuk drejtohet drejt për drejt kundër Ramës. Së dyti komisione që vazhdojnë me rregulla të përcaktuara nga Rama, dhe së treti është sakrifikimi i Reformës Zgjedhore. Kjo marrëveshje garanton në tavolinë më së paku 6 mandate. Nuk mjaftojnë patronazhistët dhe buxheti i shtetit por duhet ndihmuar Rama që të një në zgjedhje me 6 mandate”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article