0.1 C
Munich

SHBA pezullon kërkesat e emigracionit për afganët, pas të shtënave në Uashington

Must read

Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi se po pezullon me efekt të menjëhershëm përpunimin e të gjitha kërkesave të emigracionit që lidhen me shtetas afganë, vetëm disa orë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Uashington.

“Me efekt të menjëhershëm, përpunimi i të gjitha kërkesave të emigracionit që lidhen me shtetas afganë ndalet për një kohë të pacaktuar, ndërsa shqyrtohen protokollet e sigurisë dhe verifikimit”, tha Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së në një postim në X.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmi ndaj dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare ishte një “akt terrori,” duke shtuar se i dyshuari kishte ardhur nga Afganistani në vitin 2021.

Zyrtarët thanë se të dy pjesëtarët e Gardës ndodheshin në gjendje kritike.

“Bazuar në informacionin më të mirë të disponueshëm, Departamenti i Sigurisë së Brendshme është i bindur se personi i ndaluar është një i huaj që hyri në vendin tonë nga Afganistani, një ferr mbi tokë”, tha Trump nga Palm Beach.

Trump fajësoi paraardhësin e tij, Joe Biden, duke thënë se i dyshuari “u soll me avion nga administrata Biden në 2021… dhe statusi i tij u zgjat sipas legjislacionit të nënshkruar nga presidenti Biden”.

Sipas CNN, i dyshuari kërkoi azil në vitin 2024, kur Biden ishte ende president, por kërkesa u miratua nga administrata Trump në prill 2025.

Trump mori detyrën në janar 2025.

“Çdo i huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani nën administratën Biden duhet të riekzaminohet. Duhet të marrim çdo masë të nevojshme për të siguruar largimin e çdo të huaji nga çdo vend që nuk i përket këtij vendi ose nuk sjell përfitim për vendin tonë”, shtoi Trump.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article