0.1 C
Munich

E enjte 27 nëntor, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

Must read

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin që prej orëve të mesnatës e gjatë gjithë ditës. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët e hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë orëve të para të mëngjesit në relievet e larta malore veri-verilindje-juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor jug-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër11/15Re shi diell
Kukës10/13Re shi
Lezhë11/14Re shi diell
Dibër7/11Re shi
Durrës11/16Re shi diell
Tiranë10/17Re shi diell
Elbasan6/14Re shi diell
Berat10/17Re shi diell
Vlorë13/16Re shi diell
Korçë7/10Re shi
Gjirokastër12/16Re shi diell
Sarandë11/15Re shi diell
- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article