3.6 C
Munich

Bilall Kasami pret në Tetovë ish-kryetarin e Bursës, Rexhep Altepe

Must read

Tetovë, 8 nënstor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot në një takim ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, Recep Altepe.

Kasami e ka cilësuar vizitën si “nder dhe kënaqësi të veçantë”, duke theksuar se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e Tetovës, mundësitë për bashkëpunim me komunat turke, investime potenciale dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Ai ka falënderuar Altepen për urimet e përzemërta për rizgjedhjen e tij si kryetar komune dhe ka theksuar se Tetova do të mbetet shtëpi për të gjitha etnitë dhe kulturat që e pasurojnë qytetin.

“Kemi shprehur vullnetin që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të krijojmë kushte për projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Kasami.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article