1.8 C
Munich

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi pret në vizitë ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Rexhep Altepe

Must read

Saraj, 8 nëntor – Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, sot mirëpriti në një vizitë miqësore ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, z. Recep Altepe.

“Kënaqësi e veçantë të pranoj urimet për zgjedhjen time si kryetar komune dhe të diskutoj për tema zhvillimore komunale me z. Altepe, i cili ka një përvojë të pasur në qeverisjen lokale, duke shërbyer dy mandate në Këshillat Metropolitane të Bursës dhe Bashkisë Yıldırım, si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të BUSK. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e komiteteve për Buxhet, Çështje Financiare dhe Transport”, theksoi kryetari Elmazi.

Ai shtoi se Komuna e Sarajit do të angazhohet për të ndërtuar ura komunikimi me komunat nga Republika e Turqisë, me qëllim krijimin e kushteve për bashkëpunim dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article