1.8 C
Munich

“Paligjshmëria e KAYO, Policisë së Shtetit dhe Ushtarake u provua me vendim gjykatë”- Avokati: Ndërprerja e sinjalit të News24 është e paligjshme! Kompania ka kontratë qiraje deri në 2033

Must read

“Gjykata e Tiranës konfirmoi pikërisht atë që kemi thënë prej fillimit të kësaj historie; nxjerrja e gazetarëve nga godina, ndërprerja e sinjalit të transmetimit dhe sekuestrimi i pajisjeve është i paligjshëm, në kushtet që kompania mediatike ka një kontratë të vlefshme qiraje deri në vitin 2033, prona nuk ka qenë objekt shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë ‘KAYO’ sh.a.”  shkruan Logu ne nje postim ne Facebook.

Ai theksoi se vendimi i gjykatës provon paligjshmërinë e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

“Tani që kjo paligjshmëri u provua me vendim gjyqësor, do të ketë ndonjë reagim nga Prokuroria për ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të medias informative më të madhe në vend prej katër ditësh?!” shtoi ai.

Reagimi i Marash Logut

Gjykata e Tiranës konfirmoi pikërisht atë që kemi thënë prej fillimit të kësaj historie; nxjerrja e gazetarëve nga godina, ndërprerja e sinjalit të transmetimit dhe sekuestrimi i pajisjeve është i paligjshëm, në kushtet që kompania mediatike ka një kontratë të vlefshme qiraje deri në vitin 2033, prona nuk ka qenë objekt shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. Tani që paligjshmëria e veprimeve të shoqërisë “KAYO” sh.a., Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake u provua me vendim gjyqësor, do të ketë ndonjë reagim nga Prokuroria për ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të medias informative më të madhe në vend prej katër ditësh?!

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article