1.8 C
Munich

Në Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta

Must read

Shkup, 12 gusht – Për shkak të frekuencës së rritur së automjeteve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç njofton LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article