1 C
Munich

U nda nga jeta si pasojë e një aksidenti, kolegët e spitalit të Peshkopisë: Infermiere e shkëlqyer, Arta shembull i përkushtimit dhe humanizmit

Must read

Ditën e sotme, si pasojë e një aksidenti, humbi jetën Arta Çera, infermiere në Spitalin Rajonal të Dibrës. Pavarësisht se ajo u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk mundi të mbijetonte.

Një hidhërim i thellë jo vetëm për familjarët, por edhe për kolegët në spital, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehin ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërme dhe miqve.

Ngushëllimi i Spitalit Rajonal Dibër

Me hidhërim të thellë njoftojmë se si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik është ndarë nga jeta kolegja jonë e dashur dhe e përkushtuar, Arta Çera.

 

 

Si një infermiere e shkëlqyer në pavionin e reaminacionit, ajo ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit në çdo hap të punës së saj të përditshme.

Spitali Rajonal Dibër i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve. Stafi i Spitalit Rajonal Dibër jemi të gjithë me ju në këto ditë të vështira dhe ju sigurojmë për mbështetjen tonë të plotë.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article