1.9 C
Munich

Pejë: Arrestohen në flagrancë katër persona, e detyruan viktimën të paguante 30 mijë euro për të shfrytëzuar pronën që kishte blerë

Must read

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në flagrancë në Pejë, të dyshuar për veprën penale të “detyrimit”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas PK-së, të dyshuarit, përmes formave të ndryshme të kanosjes, i kanë pamundësuar viktimës posedimin e pronës së tij të blerë ligjërisht, duke e detyruar të paguajë 30 mijë euro për ta shfrytëzuar atë.

Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e luftimit të krimit të organizuar përmes operacioneve të veçanta policore, të realizuara nga drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, hetimet rajonale në Pejë dhe në mbështetje të njësive tjera relevante, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, sot me datën 23.07.2025, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar në flagrancë 4 persona të dyshuar lidhur me veprën penale të ‘detyrimit’.

Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij.

Për ta lejuar viktimën që ta shfrytëzojë pronën e tij të blerë në formë të ligjshme kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, përkatësisht duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 mijë euro, në mënyrë që viktimës t’i lejohet posedimi faktik i pronës.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore Pejë, ndalohen për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale e në veçanti krimit të organizuar, si dhe sjelljen e personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article