Ndeshja do të luhet më 10 gusht në orën 21:00 në “Estadi Johan Cruyff”, i cili do të presë përsëri turneun tradicional veror për Barcelonën, ashtu siç ndodhi në vitin 2021 kundër Juventusit.
Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në “Spotify Camp Nou”, por rinovimet e stadiumit e kanë detyruar që ngjarja të zhvendoset. Kjo ndeshje do të shërbejë si finalja e parasezonit të blaugranat dhe vjen pas turneut aziatik, ku skuadra e Flik do të përballet me Visel Kobe, FC Seul dhe Daegu FC.


