Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin “Vlashaj”, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë. Gjithashtu era e fortë ka favorizuar flakët dhe ka bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe të zgjerohet më tej.
Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe shkurre. Forcat e shuarjes, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe ato lokale, janë në terren duke luftuar për të kontrolluar përhapjen e flakëve.
Ndërsa ditën e kaluar, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes iu bashkua forcave tokësore për të asistuar nga ajri, duke u fokusuar veçanërisht në zonat e vështira për tu arritur për shkak të terrenit të thepisur.


