1.3 C
Munich

Normalizohet qarkullimi për kamionë drejt “Bllaces”, në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta

Must read

Shkup, 11 korrik – Është noormalizuar qarkullimi për automjete të rënda motorike në dalje të shtetit, nga pompa e benzinës “Dizel” drejt vendkalimit kufitar “Bllacë”, informoi LAMM. Shton edhe se në “Tabanoc” është rritur frekuenca e automjeteve për hyrje dhe dalje, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është matur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article