1.8 C
Munich

Hapet mbledhja vjetore e AIIB-së

Must read

Kryeministri i Kinës Li Qiang mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Mbledhjes së 10-të Vjetore të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (AIIB) të enjten në Pekin.

Li Qiang tha se gjatë 10 vjetëve të fundit, me mbështetjen dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjithë anëtarëve, AIIB u është përmbajtur aspiratave të saj origjinale, ka inovuar e përparuar, dhe anëtarët e saj janë zgjeruar nga 57 në 110. Biznesi i bankës ka vazhduar të rritet dhe të zhvillohet, duke krijuar një imazh të mirë profesionalizmi dhe pragmatizmi, duke i sjellë një hov të ri zhvillimit të përbashkët të të gjithë anëtarëve, duke zgjeruar modelet e reja për qeverisjen financiare globale dhe duke vendosur një shembull të ri për bashkëpunimin shumëpalësh ndërkombëtar

Kyreministri Li paraqiti tre shpresa për zhvillimin e AIIB-së: “Së pari, ne duhet të rrisim mbështetjen financiare për të ndihmuar anëtarët të përmirësojnë aftësitë e tyre të zhvillimit; së dyti, duhet të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojmë ndërthurjen midis lidhjes rajonale dhe nismave globale; së treti, duhet të përmirësojmë funksionet e qeverisjes shumëpalëshe dhe të optimizojmë risitë në shërbime.

Në fjalimin e tij, kryeministri Li tha po ashtu se ekonomia kineze ka ruajtur prirjen pozitive nën presionin e jashtëm dhe mbetet një motor i rëndësishëm i rritjes globale. Kina do të vazhdojë të zgjerojë hapjen e saj e të krijojë mundësi të reja nëpërmjet përmirësimit të tregut dhe shpejtimit të transformimit nga “Prodhuar në Kinë” në “Krijuar në Kinë”, duke çelur më shumë hapësirë ​​bashkëpunimi për të gjitha vendet. Pala kineze është e gatshme të punojë me të gjitha palët e tjera për të promovuar zhvillimin e AIIB-së dhe prosperitetin global.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article